Çfarë janë krimet mjedisore?
Është e pamundur që nëpërmjet një përkufizimi të përmbledhësh se çfarë është një krim mjedisor. Megjithatë, për ne një krim mjedisor është një veprim që me qëllim ose jo dëmton mjedisin natyror dhe gjithçka që gjendet në të, si prerja e pemëve, gjuetia e paligjshme, zjarrvënia e qëllimshme, ndotja e habitateve, etj.

Të dhënat tuaja personale janë të sigurta me ne!
Sigurojmë këdo që dëshiron të raportojë një krim mjedisor që ekipi ynë nuk do të ndajë informacionin personal të raportuesit me palë të treta, madje edhe gjatë përcjelljes së raportimit pranë autoriteteve përgjegjëse. Në këtë website ju mund të raportoni një krim mjedisor edhe pa mundësuar të dhënat personale.
Krimet mjedisore po kërcënojnë jetën dhe të ardhmen tonë!
Na ndihmoni të ruajmë pasuritë natyrore të vendit tonë!

