Rreth Nesh

Ky website i është dedikuar raportimit të krimeve mjedisore në të gjithë Shqipërinë. Pavarësisht se këtyre krimeve nuk i është kushtuar vëmendja e duhur mediatike, ato janë të pranishme kudo. Tanimë, të gjithë ne kemi një mundësi për të bërë atë çfarë është e drejtë dhe të raportojmë çdo krim kundër mjedisit natyror, shtëpisë sonë të përbashkët.

Më shumë

Çfarë janë krimet mjedisore?

Është e pamundur që nëpërmjet një përkufizimi të përmbledhësh se çfarë është një krim mjedisor. Megjithatë, për ne një krim mjedisor është një veprim që me qëllim ose jo dëmton mjedisin natyror dhe gjithçka që gjendet në të, si prerja e pemëve, gjuetia e paligjshme, zjarrvënia e qëllimshme, ndotja e habitateve, etj.
Raporto

Të dhënat tuaja personale janë të sigurta me ne!

Sigurojmë këdo që dëshiron të raportojë një krim mjedisor që ekipi ynë nuk do të ndajë informacionin personal të raportuesit me palë të treta, madje edhe gjatë përcjelljes së raportimit pranë autoriteteve përgjegjëse. Në këtë website ju mund të raportoni një krim mjedisor edhe pa mundësuar të dhënat personale.
Raporto
Krimet mjedisore po kërcënojnë jetën dhe të ardhmen tonë!
Na ndihmoni të ruajmë pasuritë natyrore të vendit tonë!
Raporto

Organizata nismëtare

PPNEA është organizata e parë mjedisore në Shqipëri, e themeluar në vitin 1991 prej një grupi akademikësh dhe aktivistësh për natyrën. Misioni i PPNEA është të garantojë një klimë qeverisëse dhe shoqërore ku ruajtja e trashëgimisë natyrore të jetë prioritare, nëpërmjet kërkimit shkencor rigoroz, përfshirjes së komunitetit, krijimit të partneriteteve strategjike dhe ndërveprimit të vazhdueshëm me institucionet vendimmarrëse.

Më shumë

Organizata partnere të projektit

Sweden Sverige
Embassy of the United States of America
WWF

Natyra, siç duhet të jetë!

Më shumë