Më 27 janar 2017 është raportuar për një shqipe të fushës (Circus cyaneus) në kaptivitet dhe përfitimi prej saj duke e shitur kundrejt një shume prej 70$. Sipas raportimit duket se shpendi është kapur në në qarkun e Shkodrës.
Baza ligjore e shkelur:
Në rastin konkret kemi një shkelje të gjerë të bazës ligjore dhe konkretisht.
Të ligjit Nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, i përmirësuar me ligjin Nr.68/2014. Në nenin 20, pika 1 të këtij ligji citohet shprehimisht se: “Kapja, marrja, mbajtja dhe përdorimi i individëve të llojeve të kafshëve dhe bimëve të mbrojtura janë të ndaluara…” Nderkohe ne nenin 23, pika 1, shkronjat “a-d” (Statusi për mbrojtjen e llojeve veçanërisht të mbrojtura) të po këtij ligji specifikohet se ndalohet vrasja, shqetësimi e qëllimshëm, marrja e vezëve nga foleja, dëmtimi i folesë apo vëndeve të qëndrimit, mbajtjes, transporti apo shitja e këtij lloji. Kryerja e këtyre veprave të paligjshme sanksionohet në bazë të nenit 53, pikave 1 dhe 2, dhe ndëshkohet me masë administrative nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë, bazuar në nenin 54, pika 2, shkronjat “a-k” dhe pika 3, shkronjat “a -b”.
Dënimi me gjobë, shoqërohet edhe me konfiskimin e llojeve apo materialeve gjenetike si dhe te mjeteve me anë të të cilave është kryer veprimi i paligjshëm.Të ligjit Nr. 10006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunes së egër dhe konkretisht në KREUN III, MASA TË VEÇANTA PËR RUAJTJEN E SHPENDËVE TË EGËR, Neni 13 “Ruajtja dhe përshtatja”, pika 1 përcaktohet se: “Ruajtja dhe përshtatja e popullatave të shpendëve të egër dhe shtegtarë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndihmohen duke u siguruar një status të favorshëm ruajtjeje ekologjike, shkencore dhe kulturore, sipas të cilit ndalohet: a) vrasja ose kapja e qëllimshme e tyre me çdo metodë; b) dëmtimi i qëllimshëm, zhvendosja e shkatërrimi i çerdheve dhe i vezëve të tyre; c) marrja dhe mbajtja e vezëve nga gjendja e egër edhe nëse këto vezë janë bosh; ç) shqetësimi i qëllimshëm i shpendëve, veçanërisht gjatë periudhës së shumimit dhe rritjes së të vegjëlve; d) mbajtja në robëri dhe gjuetia e llojeve të ndaluara me akt normativ; dh) mbajtja, transporti, shitja dhe ofertimi për shitje i shpendëve të gjallë apo të ngordhur”.
Ndërkohë në nenin 43, (Kundërvajtjet Administrative), pikat 1-15, saksionohen masat administrative, të përcaktuara në gjoba që variojnë nga 5000 deri në 200.000 lekë, rastet e kyrerjes së akteve të paligjshme të përcaktuara mësipër.