Follow us on

Prerje pyjesh në Malin e Munellës

Më 27 dhjetor 2016 është raportuar për prerje të paligjshme të pyjeve në disa zona në Malin e Munellës. Baza ligjore e shkelur: Në rastin konkret gjendimi në shkelje flagrante të ligjit Nr. 5/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republiken e Shqipërisë”, i cili në Nenin 2 “Objekti” përcakton shprehimisht se: “Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, tregtimi i produkteve të tij, ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit, si dhe i qymyrit të drurit.”, duke parashikuar gjithashtu në nenin 6 (Sanksionet) masat administrative përkatëse në rastin e shkeljes së këtij ligji si masa të forta frenuese. Gjithashtu ky rast përbën një vepër penale. Konkretisht, në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë nenet 205-206-206/a-206/b, në rastet e dëmtimit dhe shkatërrimit të pyjeve në përgjithësi, si dhe të prerjes së pemëve dekorative dhe frutore përveç kundërvajtjeve penale që dënohen me gjobë, është parashikuar shprehimisht dënimi me burgim në masa të ndryshme.
Related Posts