Na ndiqni në
Lançuar në vitin 2017

Zbuloni historinë e Syrit të Gjelbër

Misioni ynë është të raportojmë krimet mjedisore në të gjithë Shqipërinë dhe të ndihmojmë në ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme të biodiversitetit që gjenden në vendin tonë!

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.

Nam facilisis dolor ac sem mattis, ultrices sagittis sem commodo. Sed at posuere ex, auctor pulvinar ex. Etiam sollicitudin lorem in mattis iaculis. Praesent a nulla mollis, consectetur turpis sit amet, ullamcorper lacus. Aenean volutpat, mi in lacinia tempus, nulla sapien blandit lorem, sed venenatis urna augue eget nisl.

Syri Gjelbër

u lançua për herë të parë në vitin 2017 në kuadër të projektit “Rojtarët e mjedisit natyror – Të mbrojmë së bashku atë çfarë na përket”, i zbatuar nga PPNEA me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Pas katër vitesh nga krijimi i kësaj platforme, ekipi ynë vendosi që Syri i Gjelbër të pasurohej me një identitet të ri vizual dhe një strukture të re raportimi, në mënyrë që të bëhej më tërheqës dhe lehtësisht i përdorshëm për këdo që ka vullnetin për të raportuar një krim mjedisor.

Përpunimi i kësaj platforme u realizua në vitin 2021 në kuadër të projektit “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit”, i cili synon arritjen e këtyre objektivave:

  • Përmirësimin e politikave kombëtare për zonat e mbrojtura dhe ruajtjen e biodiversitetit;
  • Nxitjen e llogaridhënies së vendimmarrësve;
  • Rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e zonave të mbrojtura;
  • Promovimin dhe mbështetjen e aktivizmit civil;
  • Rritjen e angazhimit të komuniteteve lokale në menaxhimin e zonave të mbrojtura.
Krimet mjedisore po kërcënojnë jetën dhe të ardhmen tonë!
Na ndihmoni të ruajmë pasuritë natyrore të vendit tonë!
Raporto
Bëhu vullnetar

Bashkohu në ekipin tonë!

Bëhu rojtari/ja më i/e ri/e e natyrës!
...
Olsion Lama

Specialist për Zonat e Mbrojtura dhe Faunën, Menaxher Projekti

Olsi ka përfunduar studimet e larta në fushën e Biologjisë ku mban edhe titullin Master i Shkencave (MSc.) pranë Universitetit të Tiranës.
Ai zotëron një eksperiencë të gjerë në çështjet e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe popullatave të gjitarëve.
Olsi menaxhon projektin “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit”.

...
Ledi Selgjekaj

Menaxhere Projekti

Ledi mban titullin Master i Shkencave (MSc.) në fushën e Biologjisë pranë Universitetit të Tiranës.
Interesat e saj kërkimore lidhen me ornitologjinë dhe mbrojtjen e biodiversitetit.
Ledi menaxhon projektin “Balkan Detox LIFE” pranë PPNEA.

...
Zydjon Vorpsi

Menaxher Projekti

Joni ka përfunduar studimet e larta në fushën e Inxhinierisë së Burimeve Natyrore pranë Universitetit të Tiranës.
Eksperienca e gjerë në monitorimin e shpendëve e ka bërë kandidatin e përkryer për të mbajtur pozicionin e Oficerit të Konservimit pranë PPNEA.
Joni menaxhon projektin e “Rruga e Shtegtimit të Adriatikut Lindor”.