Lançuar në vitin 2017
Zbuloni historinë e Syrit të Gjelbër
u lançua për herë të parë në vitin 2017 në kuadër të projektit “Rojtarët e mjedisit natyror – Të mbrojmë së bashku atë çfarë na përket”, i zbatuar nga PPNEA me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Pas katër vitesh nga krijimi i kësaj platforme, ekipi ynë vendosi që Syri i Gjelbër të pasurohej me një identitet të ri vizual dhe një strukture të re raportimi, në mënyrë që të bëhej më tërheqës dhe lehtësisht i përdorshëm për këdo që ka vullnetin për të raportuar një krim mjedisor.
Përpunimi i kësaj platforme u realizua në vitin 2021 në kuadër të projektit “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit”, i cili synon arritjen e këtyre objektivave:
- Përmirësimin e politikave kombëtare për zonat e mbrojtura dhe ruajtjen e biodiversitetit;
- Nxitjen e llogaridhënies së vendimmarrësve;
- Rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e zonave të mbrojtura;
- Promovimin dhe mbështetjen e aktivizmit civil;
- Rritjen e angazhimit të komuniteteve lokale në menaxhimin e zonave të mbrojtura.