Më 11 nëntor 2016 është raportuar për vrasjen e tre dhelprave (Vulpes vulpes) nga i njëjti person që ka vrare vjedullen më sipër. Foto është marrë në rrjetin social Facebook dhe është raportuar tek ne.
Baza ligjore e shkelur:
Edhe në rastin konkret gjendimi në shkelje flagrante të ligjit Nr. 61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në Republiken e Shqipërisë”, i cili në Nenin 1 “Qellimi” percakton shprehimisht se: “Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie”, duke parashikuar gjithashtu në nenin 6 (Sanksionet) masat administrative përkatëse në rastin e shkeljes se këtij ligji si masa të forta frenuese.