Follow us on

Gjueti e paligjshme, vriten dhjetra shpendë

Gjueti e paligjshme, vriten dhjetra shpendë
Më 19 nëntor 2016, në Dardhë të Korcës është raportuar për ‘kërdi’ të gjietisë së paligjshme. Sipas raportimit gjuetarët që jetojnë në këtë zonë dhe të tjerë gjuajnë çdo ditë, duke shfarosur çdo kafshë. Baza ligjore e shkelur: Në rastin konkret gjendemi gjithashtu në shkelje flagrante të një sërë ligjesh dhe konkretisht: Të ligjit Nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, i përmirësuar me ligjin Nr.68/2014. Ne nenin 20, pika 1 të ketij ligji citohet shprehimisht se: “Kapja, marrja, mbajtja dhe përdorimi i individëve të llojeve të kafshëve dhe bimëve të mbrojtura janë të ndaluara...” Ndërkohë në nenin 23, pika 1, shkronjat “a-d” (Statusi për mbrojtjen e llojeve veçanërisht të mbrojtura) të po këtij ligji specifikohet se ndalohet vrasja, shqetësimi e qëllimshëm, marrja e vezëve nga foleja, dëmtimi i folësë apo vëndeve të qëndrimit, transporti apo shitja e këtij lloji. Kryerja e këtyre veprave të paligjshme sanksionohet në bazë të nenit 53, pikave 1 dhe 2, dhe ndëshkohet me masë administrative nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë, bazuar në nenin 54, pika 2, shkronjat “a-k” dhe pika 3, shkronjat “a -b”. Dënimi me gjobë, shoqërohet edhe me konfiskimin e llojeve apo materialeve gjenetike si dhe te mjeteve me anë të të cilave është kryer veprimi i paligjshëm. Një mbrotje të mëtejshme gjendet edhe në ligjin Nr. 10006, date 23.10.2008 “Per mbrojtjen e faunes së eger dhe konkretisht në nenin KREU III, MASA TË VEÇANTA PËR RUAJTJEN E SHPENDËVE TË EGËR, Neni 13 “Ruajtja dhe përshtatja”, pika 1 përcaktohet se: “Ruajtja dhe përshtatja e popullatave të shpendëve të egër dhe shtegtarë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndihmohen duke u siguruar një status të favorshëm ruajtjeje ekologjike, shkencore dhe kulturore, sipas të cilit ndalohet: a) vrasja ose kapja e qëllimshme e tyre me çdo metodë; b) dëmtimi i qëllimshëm, zhvendosja e shkatërrimi i çerdheve dhe i vezëve të tyre; c) marrja dhe mbajtja e vezëve nga gjendja e egër edhe nëse këto vezë janë bosh; ç) shqetësimi i qëllimshëm i shpendëve, veçanërisht gjatë periudhës së shumimit dhe rritjes së të vegjëlve; d) mbajtja në robëri dhe gjuetia e llojeve të ndaluara me akt normativ; dh) mbajtja, transporti, shitja dhe ofertimi për shitje i shpendëve të gjallë apo të ngordhur”. Ndërkohë në nenin 43, (Kundërvajtjet Administrative), pikat 1-15, saksionohen masat administrative, të percaktuara në gjoba që variojne nga 5000 deri në 200.000 lekë, rastet e kyrerjes se akteve të paligjshme të përcaktuara mësipër. Së fundi, konstatojmë shkeljen e ligjit Nr. 61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit ne Republikën e Shqipërisë”, i cili në Nenin 1 “Qëllimi” përcakton shprehimisht se: “Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie”, duke parashikuar gjithashtu në nenin 6 (Sanksionet) masat administrative përkatëse në rastin e shkeljes së këtij ligji si masa të forta frenuese.
Related Posts