Follow us on

Gjueti e paligjshme, vritet baldosa

Gjueti e paligjshme, vritet baldosa
Më 11 nëntor 2016 është raportuar për një rast të gjuetisë të paligjshme. Foto është marrë në rrjetin social Facebook dhe në të duket e vrarë vjedulla (Meles meles), një kafshë aspak armiqësore ndaj njeriut. Baza ligjore e shkelur: Në rastin konkret konstatohet shkelje e ligjit Nr. 10253, datë 11.03.2010 “Për gjuetinë”, Kreu II, Neni 3 ku citohet se: “Gjuetia ushtrohet vetëm mbi individë të llojeve të faunës së egër, që janë shpallur objekt gjuetie me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit. Për përgatitjen e listës, ministria bashkëpunon me institucionet kërkimore-shkencore përkatëse dhe me Agjencinë e Mjedisit dhe të Pyjeve”, ndërkohë që kjo specie nuk është e përfshirë në listën e llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie. Në rastin konkret gjendemi gjithashtu në shkelje flagrante të ligjit Nr. 61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në Republiken e Shqipërisë”, i cili në Nenin 1 “Qellimi” përcakton shprehimisht se: “Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie”, duke parashikuar gjithashtu në nenin 6 (Sanksionet) masat administrative përkatëse në rastin e shkeljes së këtij ligji si masa të forta frenuese.
Related Posts