Follow us on

Shkelje e moratoriumit të gjuetisë në Peshkopi

Shkelje e moratoriumit të gjuetisë në Peshkopi
Më 8 dhjetor 2016 në portalin syrigjelber.info është raportuar për një rast të gjuetisë së paligjshme. Personi që ka kryer këtë akt, ka publikuar një foto të trofeut të tij në Facebook. Sipas komenteve, lepuri i egër (Lepus europeus) është vrarë në zonën e Peshkopisë. Në rastin konkret gjendimi në shkelje flagrante të ligjit 61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në Republikën e Shqipërisë”, i cili në Nenin 1 “Qëllimi” përcakton shprehimisht se: “Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie”, duke parashikuar gjithashtu në nenin 6 (Sanksionet) masat administrative përkatëse në rastin e shkeljes së këtij ligji si masa të forta frenuese.
Related Posts