Follow us on

Pukë, prerje pyjesh në Malin e Zebës

Pukë, prerje pyjesh në Malin e Zebës
Moratoriumi vazhdon të shkelet në një tjetër zonët të vyer të vendit tonë. Masivi pyjor i rrethit të Mirditës ka qënë dhe vazhdon të jetë pre e prerjeve masive të pyjeve. Sipas raportimit të fundit, në Malin e Zebës janë vënë re prerje pyjesh të llojit ah. Baza ligjore e shkelur: Edhe në këtë rast gjendimi në shkelje flagrante të ligjit Nr. 5/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republiken e Shqipërisë”, i cili në Nenin 2 “Objekti” percakton shprehimisht se: “Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, tregtimi i produkteve të tij, ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit, si dhe i qymyrit të drurit.”, duke parashikuar gjithashtu në nenin 6 (Sanksionet) masat administrative përkatëse në rastin e shkeljes së këtij ligji si masa të forta frenuese. Gjithashtu rasti një përbën një vepër penale. Konkretisht, në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë nenet 205-206-206/a-206/b, në rastet e dëmtimit dhe shkatërrimit të pyjeve në përgjithësi, si dhe të prerjes së pemëve dekorative dhe frutore përveç kundërvajtjeve penale që dënohen me gjobë, është parashikuar shprehimisht dënimi me burgim në masa të ndryshme.
Related Posts