Follow us on

Peshkimi jashtë sezonit

Peshkimi jashtë sezonit
Në faqen syrigjelber.info është raportuar për një krim mjedisor të llojit “Peshkimi i ndaluar”. Sipas rapotimit në disa lagje në kryeqytet është shitur në muajin maj peshk i llojit krap dhe sardele, të përmasave 10-15 cm dhe të mbushuar me vezë. Normalisht ky lloj peshkimi është i ndaluar. Konkretisht, krapi (Cyprinus carpio) ndalohet që të peshkohet, të mbahet në bord, të zbarkohet, të magazinohet, të ekspozohet e të tregtohet si organizëm ujorë me dimensione më të vogla se 30 cm, ndërsa sardelja (Sardinella sprattus) me më pak se 11 cm. Peshkimi i krapit ndalohet gjithashtu prej 20 majit deri më 15 qershor (në liqenin e Ohrit); 15 prill deri më 15 maj në zonat e tjera. Baza ligjore e shkelur: Në ligjin 64/2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar, në Nenin Neni 10 (Mbrojtja e të vegjëlve dhe e organizmave të tjerë ujorë, si dhe dimensionet minimale të peshkut) në pikën 1. Dimensionet minimale të peshkut e të organizmave të tjerë ujorë, përfshirë llojet anadrome dhe katadrome, në përputhje me të cilat ndalohet zënia, mbajtja në bord, transitimi në barkë e anije, zbarkimi qëllimisht dhe hedhja në treg apo për konsum e tyre, miratohen me rregullore të veçantë nga ministri. Ndërkohë në RREGULLOREN Nr. 1, datë 7.3.2014 PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR. 64, DATË 31.5.2012 “PËR PESHKIMIN”, në Nenin 3 parashikohet shprehimisht se 1. Ndalohet të peshkohen, të mbahen në bord, të zbarkohen, të transportohen, të magazinohen, të ekspozohen e të tregtohen organizma ujorë me dimensione më të vogla se ato të treguara më poshtë për çdo lloj të veçantë: …Krapi dimensionet minimale për peshkim 30 cm; sardelet dimensionet minimale për peshkim 11cm.
Related Posts