Të shpeshta janë rastet e specieve të ndryshme, shpendë apo gjitarë të vrarë e të balsamosur, të cilat përdoren në masë si zbukurime apo suvenire në restorante të ndryshme të vendit. Situata bëhët akoma më e trishtë kur sheh të balsamosur shqiponjën e flamurit (Aquila chrysaetos), simbolin tonë kombëtar, shpëndin që krenohemi të gjithë. Sipas raportimit, shpendi i balsamosur është fotografuar në hollin e një hoteli në hyrje të qytetit të Pukës. Veç shqipojës së malit, në këtë hotel raportohen të jenë edhe kafshë të tjera të vrara dhe të balsamosura, si dhelper dhe kunadhe.
Në rastin konkret kemi një shkelje të gjerë të bazës ligjore dhe konkretisht:
Të ligjit Nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, i përmirësuar me ligjin Nr.68/2014. Në nenin 20, pika 1 të këtij ligji citohet shprehimisht se: “Kapja, marrja, mbajtja dhe përdorimi i individëve të llojeve të kafshëve dhe bimëve të mbrojtura janë të ndaluara…” Nderkohe ne nenin 23, pika 1, shkronjat “a-d” (Statusi per mbrojtjen e llojeve vecanerisht te mbrojtura) te po ketij ligji specifikohet se ndalohet vrasja, shqetësimi e qëllimshëm, marrja e vezëve nga foleja, dëmtimi i folesë apo vëndeve të qëndrimit, mbajtjes, transporti apo shitja e këtij lloji. Kryerja e këtyre veprave të paligjshme sanksionohet në bazë të nenit 53, pikave 1 dhe 2, dhe ndëshkohet me masë administrative nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë, bazuar në nenin 54, pika 2, shkronjat “a-k” dhe pika 3, shkronjat “a -b”. Dënimi me gjobë, shoqërohet edhe me konfiskimin e llojeve apo materialeve gjenetike si dhe te mjeteve me anë të të cilave është kryer veprimi i paligjshëm.
Të ligjit Nr.10006, datë 23.10.2008 “PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR”, Neni 7, ku parashikohet se: Mbrojtja e llojeve të kërcënuara dhe endemike 1. Llojet e kërcënuara dhe endemike, të përcaktuara në listën e kuqe, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, që ka të bëjë me: a) hartimin dhe zbatimin e planeve të veçanta të veprimit, për ruajtjen e këtyre llojeve, sidomos kur shumimi i tyre, në kushte natyrale, është shumë i kufizuar; b) monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes faktike e të ecurisë së popullatave të tyre; c) shndërrimin e habitateve të tyre në zona të mbrojtura, që favorizojnë mbrojtjen dhe shumimin e tyre; ç) nxitjen e përkrahjen e nismave dhe të veprimtarive, që synojnë shtimin e popullatave të llojeve, nëpërmjet shumimit në gjendje robërie dhe lëshimin e tyre në mjediset natyrore; d) ndalimin dhe kufizimin e veprimtarive, që çojnë në shkatërrimin e llojeve të kërcënuara e endemike të faunës së egër, në zvogëlimin e numrit të popullatave të tyre, në dëmtimin e habitateve të tyre, të rrugëve të shtegtimit e të kushteve të shumimit; dh) hartimin dhe publikimin e librit të kuq të llojeve të mbrojtura; e) sensibilizimin e publikut për mbrojtjen e tyre. 2. Mbrojtje, sipas pikës 1 të këtij neni, gëzojnë edhe llojet ndërkombëtarisht të mbrojtura, të përcaktuara në anekset e Konventës së Bernës, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.8294, datë 2.3.1998 “Për ratifikimin e konventës për ruajtjen e florës dhe faunës së egër dhe mjedisit natyror të Europës (Konventa e Bernës)”. Përditësimet e listave të përcaktuara në anekset e konventës janë të vlefshme e të zbatueshme edhe për vendin tonë, ndërkohë që në nenin 19 (Veprime të ndaluara) parashikohet se: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, në territorin e Republikës së Shqipërisë ndalohen: 1. Zotërimi, mbajtja në robëri dhe tregtimi i individëve të llojeve të faunës së egër, që janë marrë drejtpërdrejt nga jeta e egër. 2. Sjelljet mizore dhe torturat ndaj individëve të llojeve të faunës së egër. 3. Kapja e vrasja e individëve të faunës së egër, kur ato ndodhen në kushte të vështira, si pasojë e kushteve klimatike, si në rast të ngricave, përmbytjeve, zjarreve e fatkeqësive të tjera natyrore. 4. Shkatërrimi i habitateve e i kushteve të shumimit. 5. Lëvizja dhe transportimi i individëve të llojeve të faunës së egër me mënyra, mjete e forma të dëmshme për jetën dhe shëndetin e tyre. 6. Ekspozimi në lokale i individëve të balsamosur ose i pjesëve të tyre, kur u përkasin llojeve të mbrojtura. 7. Shfarosja e llojeve të faunës së egër dhe e popullatave të tyre. 8. Kryqëzimi i qëllimshëm. 9. Procesi i klonimit dhe veprimtaritë që lidhen me të, përveçse kur miratohen nga ministria. Ndërkohe në nenin 43, (Kundërvajtjet Administrative), pikat 1-15, saksionohen masat administrative, të përcaktuara në gjoba që variojnë nga 5000 deri në 200.000 lekë, rastet e kyrerjes së akteve të paligjshme të përcaktuara mësiper.
Të ligjit Nr. 61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në Republikën e Shqipërisë”, i cili në Nenin 1 “Qëllimi” përcakton shprehimisht se: “Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie”, (si pasojë e shkeljes së këtij moratoriumi është arritur në balsamosjen e individëve të sipërpërmendur) duke parashikuar gjithashtu në nenin 6 (Sanksionet) masat administrative përkatëse në rastin e shkeljes së këtij ligji si masa të forta frenuese.