Shqiponja e malit, arinj të murrmë, huta, kukuvajka, dhi të egra, kapronj, lundërza janë vetëm disa nga kafshët e balsamosura që mund të gjenden në një restorant në Boboshticë. Sipas raportimit në këtë restorant gjenden shumë lloje të jetës së egër që janë kapur ose vrarë dhe më pas balsamosur për të zbukuruar lokalin dhe duke e kthyer atë në një kopsht të vërtetë zoologjik me kafshë të ngordhura. Në raportim theksohet prezenca e madhe e arinjëve të murrmë, mes tyre edhe këlysh të ngordhur. Një pjesë e këtyre kafshëve janë me status të rrezikuar dhe mbrohen rreptësisht me ligj. Më poshtë gjeni një listë me speciet e balsamosura.
1.Gjitarë
– Ariu i murrmë (Ursus arctos)
– Lundërza Lutra lutra
– Kunadhe (Martes foina)
– Dhelpra (Vulpes vulpes)
– Kaproll (Capreolus capreolus)
– Derri i egër (Sus scrofa)
– Ujku (Canis lupus)
– Baldosa (Meles meles)
– Lepuri i egër (Lepus europaeus)
– Dhia e egër (Rupicapra rupicapra)
– Macja e egër (Felis silvestris)
2.Shpendë
– Shqiponja e malit (Aquila chrysaetos)
– Kukuvajka mjekroshe (Tyto alba)
– Cafka e madhe e bardhë (Egretta alba)
– Cafka e përhime (Ardea cinerea)
– Fazan (Phasianus colchicus)
Dhe shumë lloje shpendësh të tjerë.