Më 2 Mars 2018, është raportuar për një rast të kapjes së paligjshme të disa shpendëve. Konkretisht, behët fjalë për llojin, thëllëza e malit (Alectoris graeca). Sipas raportimit, shpendët janë kapur në zonën pranë Teqes në Buzëmadhe të Kukësit dhe personi i cili i ka kapur ato dyshohet se “kalon” vazhdimisht thëllëza për në shtetin e Kosovës. Kapja dhe tregtimi i këtij lloji shpendi është e ndaluar dhe mbrohet nga një bazë ligjore e gjërë dhe nga konventa të ndryshme.