Follow us on

Gjirokastër, ariu i balsamosur përdoret si atraksion turistik

Gjirokastër, ariu i balsamosur përdoret si atraksion turistik
Më 1 Maj 2017, në portalin syrigjelber.info është raportuar për një ari të murrmë (Ursus arctos) të balsamosur në një restorant në rrugën Tepelene-Gjirokastër (në hyrje të Gjirokastrës). Ariu është në vendin tonë është një lloj i mbrojtur me ligj. Konkretisht Ariu i murrmë është një specie e klasifikuar si vulnerabël. Në rastin konkret kemi një shkelje të gjerë të bazës ligjore dhe konkretisht: Të ligjit Nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, i përmirësuar me ligj Nr.68/2014. Ne nenin 20, pika 1 te ketij ligji citohet shprehimisht se: “Kapja, marrja, mbajtja dhe përdorimi i individëve të llojeve të kafshëve dhe bimëve të mbrojtura janë të ndaluara…” Nderkohe ne nenin 23, pika 1, shkronjat “a-d” (Statusi per mbrojtjen e llojeve vecanerisht te mbrojtura) te po ketij ligji specifikohet se ndalohet vrasja, shqetësimi e qëllimshëm, marrja e vezëve nga foleja, dëmtimi i folesë apo vëndeve të qëndrimit, mbajtjes, transporti apo shitja e këtij lloji. Kryerja e këtyre veprave të paligjshme sanksionohet në bazë të nenit 53, pikave 1 dhe 2, dhe ndëshkohet me masë administrative nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë, bazuar në nenin 54, pika 2, shkronjat “a-k” dhe pika 3, shkronjat “a -b”. Dënimi me gjobë, shoqërohet edhe me konfiskimin e llojeve apo materialeve gjenetike si dhe të mjeteve me anë të të cilave është kryer veprimi i paligjshëm. Të ligjit Nr.10006, datë 23.10.2008 “PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR”, Neni 7, ku parashikohet se: Mbrojtja e llojeve të kërcënuara dhe endemike 1. Llojet e kërcënuara dhe endemike, të përcaktuara në listën e kuqe, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, që ka të bëjë me: a) hartimin dhe zbatimin e planeve të veçanta të veprimit, për ruajtjen e këtyre llojeve, sidomos kur shumimi i tyre, në kushte natyrale, është shumë i kufizuar; b) monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes faktike e të ecurisë së popullatave të tyre; c) shndërrimin e habitateve të tyre në zona të mbrojtura, që favorizojnë mbrojtjen dhe shumimin e tyre; ç) nxitjen e përkrahjen e nismave dhe të veprimtarive, që synojnë shtimin e popullatave të llojeve, nëpërmjet shumimit në gjendje robërie dhe lëshimin e tyre në mjediset natyrore; d) ndalimin dhe kufizimin e veprimtarive, që çojnë në shkatërrimin e llojeve të kërcënuara e endemike të faunës së egër, në zvogëlimin e numrit të popullatave të tyre, në dëmtimin e habitateve të tyre, të rrugëve të shtegtimit e të kushteve të shumimit; dh) hartimin dhe publikimin e librit të kuq të llojeve të mbrojtura; e) sensibilizimin e publikut për mbrojtjen e tyre. 2. Mbrojtje, sipas pikës 1 të këtij neni, gëzojnë edhe llojet ndërkombëtarisht të mbrojtura, të përcaktuara në anekset e Konventës së Bernës, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.8294, datë 2.3.1998 “Për ratifikimin e konventës për ruajtjen e florës dhe faunës së egër dhe mjedisit natyror të Europës (Konventa e Bernës)”. Përditësimet e listave të përcaktuara në anekset e konventës janë të vlefshme e të zbatueshme edhe për vendin tonë, ndërkohë që në nenin 19 (Veprime të ndaluara) parashikohet se: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, në territorin e Republikës së Shqipërisë ndalohen: 1. Zotërimi, mbajtja në robëri dhe tregtimi i individëve të llojeve të faunës së egër, që janë marrë drejtpërdrejt nga jeta e egër. 2. Sjelljet mizore dhe torturat ndaj individëve të llojeve të faunës së egër. 3. Kapja e vrasja e individëve të faunës së egër, kur ato ndodhen në kushte të vështira, si pasojë e kushteve klimatike, si në rast të ngricave, përmbytjeve, zjarreve e fatkeqësive të tjera natyrore. 4. Shkatërrimi i habitateve e i kushteve të shumimit. 5. Lëvizja dhe transportimi i individëve të llojeve të faunës së egër me mënyra, mjete e forma të dëmshme për jetën dhe shëndetin e tyre. 6. Ekspozimi në lokale i individëve të balsamosur ose i pjesëve të tyre, kur u përkasin llojeve të mbrojtura. 7. Shfarosja e llojeve të faunës së egër dhe e popullatave të tyre. 8. Kryqëzimi i qëllimshëm. 9. Procesi i klonimit dhe veprimtaritë që lidhen me të, përveçse kur miratohen nga ministria. Ndërkohë në nenin 43, (Kundërvajtjet Administrative), pikat 1-15, saksionohen masat administrative, të përcaktuara në gjoba që variojnë nga 5000 deri ne 200.000 lekë, rastet e kyrerjes së akteve të paligjshme të përcaktuara mësiper. Të ligjit Nr. 61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në Republikën e Shqipërisë”, i cili në Nenin 1 “Qëllimi” përcakton shprehimisht se: “Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie”, (si pasojë e shkeljes së këtij moratoriumi është arritur në balsamosjen e individëve të sipërpërmendur) duke parashikuar gjithashtu në nenin 6 (Sanksionet) masat administrative përkatëse në rastin e shkeljes së këtij ligji si masa të forta frenuese.
Related Posts